|
Shkruar nga Administrator
|
|
Monday, 09 August 2004 |
|
Me anë të këtij shërbimi ne ofrojmë mënyra të ndryshme të montimit të materialeve që ju posedoni, duke filluar nga materialet e vjetra filmike në VHS e deri tek ato digjitale të kohëve të fundit, ne ofrojmë montazhë të të gjitha këtyre materialeve.
Gjithashtu bëjmë montazhë edhe të fotografive të cilat mund të përcillen me zë, apo muzikë të zgjedhur nga ju vet.
Po ashtu bëjmë montazhë edhe të materialeve të tjera të xhiruar/inçizuar nga të tjerët, por këtë montazhë e bëjmë vetëm e vetëm nëse materiali origjinal gjendet në formë digjitale.
Ndërsa konvertimin apo rikthimin e materialit të vjetër në sistem të ri, çoftë VHS apo S-VHS në DVD e bëjmë ashtu siç është pa bërë ndonjë ndryshim në materialin kopjues. Pra materili vetëm përcillet nga një sistem i vjetër reprodukimi në sistem të ri të reprodukimit digjital, si p.sh në DVD.
Cilësia dhe kualiteti i materialit të konvertuar varet krejtësisht nga cilësia dhe kualiteti i materialit origjinal nga i cili edhe është bërë konvertimi. Pra nuk do të thotë që nëse një material i vjetër në VHS i konvertuar në digjital do të ketë një cilësi më të madhe të fotografisë. Pra cilësia dhe kualiteti mbetet i njëjtë. |
|
Azhornuar sė fundi ( Monday, 02 November 2009 )
|